Atmosfera në 'Bombonera'

VIDEO/ Boca Juniors bie në shtëpi, River Plate fiton në 'Bombonera'! Vendasit i ndal VAR-i në 'Superklasiken' argjentinase

22 Shtator, 10:50| Përditesimi: 22 Shtator, 10:56

  • Share

'Superklasikja' e futbollit Argjentinas nuk zhgënjeu as këtë herë. Në "Bombonera", vendasit e Boca Juniors u mposhtën 0-1 nga River Plate. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lanzini pas 20 minutave lojë, me stadiumin që heshti.

Emocionet në superklasike nuk munguan as në sekondat e fundit, me Gimenez që barazoi rezultatin. Ishte VAR që ndërhyu për të anuluar gjithçka për prekje të topit me dorë, ndërsa tifozët ishin të revoltuar.

Në fund të ndeshjes nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe lojtarëve. Gardiani i vendasve, Romero (ish-Man. United) pati diskutime deri në përplasje fizike me tifozët e skuadrës së tij.

Kujtojmë se Boca - River Plate është ndeshja më e rëndësishme në Argjentinë dhe jo më kot mbart të tilla emocione, aq sa është quajtur 'Superklasike'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Meta kërcënon Dumanin në seancën në Gjykatën e Posaçme, si e vlerësoni?