Jurgen Uldedaj shpallet fitues kundër rivalit nga Kili

Sport

VIDEO/ Boksieri Jurgen Uldedaj mposht rivalin nga Kili, merr fitoren e 20-të në karrierë

6 Prill, 18:43| Përditesimi: 6 Prill, 18:45

  • Share

Manchester, Angli - Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka marrë fitoren e 20-të në karrierën profesioniste, duke mposhtur të shtunën rivalin nga Kili, Gerardo Mellada.

Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, e cila është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet prej 23 500 vende. Dueli ishte i fortë dhe i luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qëndruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar, me Mellada që u pa i gjakosur.

Në fund, me vendim unanim gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.

Jurgen Uldedaj vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist. Aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?