Radha kilometrike e makinave të libanezëve, duke u larguar nga zona e bombardimeve
Këto janë pamjet dramatike teksa mijëra qytetarë libanezë nxitojnë të largohen nga zona e konfliktit luftarak, pak pasi Izraeli njoftoi dhe nisi bombardimet në Libanin Jugor dhe Lindor.
Mijëra makina, radhë të gjata dhe trafik në rrugët e mbipopulluara, që marrin rrugën e arratisë nga zona e rrezikut (videon mund ta shikoni edhe te "La Repubblica").
IDF izraelite njoftoi se ka ndërmarrë 1600 bombardime objektivash që nga dita e djeshme, teksa kishte shpërndarë edhe njoftime ndaj civilëve libanezë që të largohen nga zona e shënjestruar dhe ku besohet se fshihen ushtarë të Hezbollah.
Izraeli pretendon se në banesat ku ka dhe civilë, kryesisht fshatrat kufitarë, ka baza të Hezbollah të mbushura me armatime të rënda.
Në 24 orët e fundit, autoritetet konfirmojnë 558 të vrarë deri tani, qindra të plagosur dhe mes viktimave 50 fëmijë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Gati 600 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Liban, mes tyre 50 fëmijë! Erdogan: Ndalni Netanjahun, siç bëtë me Hitlerin
A.Q/ReportTv.al