Igor Jesus feston me tifozët pas golit

Sport

​​​​​​​VIDEO/ Botafogo surprizon kampionët e Evropës, mposht 0-1 PSG-në në Botërorin e Klubeve! Sherr mes tifozëve në tribuna

20 Qershor, 08:42| Përditesimi: 20 Qershor, 12:54

  • Share

Pasadena, California (SHBA) - PSG u surprizua në Kupën e Botës për Klube duke u mposhtur 0-1 nga brazilianët e Botafogos. Për ndeshjen e dytë në Grupin B, Botafogo siguroi tri pikë me vlerë dhe me gjashtë të tilla kryeson grupin.

Ndeshja nisi me raste për PSG-në, por Khvicha Kvaratskhelia u ndal nga gardiani në fillimin e duelit. Më pas skuadrat filluan të mos ishin aq të hapura, duke u kujdesuar më shumë për prapavijën.

Duhej minuta e 36-të kur një pasim i Savarino do "çante" në qendër mbrojtjen e kampionëve të Evropës dhe Igor Jesus do e ndalte sferën në rrjetë, kjo edhe falë një devijimi nga mbrojtësi i PSG, që nxori jashtë loje Donnarumman.

Paçka se ndeshja vijoi me raste, PSG nuk mundi dot të barazonte edhe pas pesë zëvendësimeve. Kështu, Botafogo me dy fitore dhe gjashtë pikë mban kreun e Grupit B, ndjekur nga PSG dhe Atletico Madrid me tre pikë.

Tej rezultatit një vëmendje të veçantë në këtë duel mori edhe sherri mes tifozëve në tribuna. Me 53.699 të pranishëm, në shkallët e stadiumit nuk mungoi sherri dhe përleshja mes dy tifozerive të dy skuadrave.

Ora 12:50
VIDEO/ Përleshje në stadium mes tifozëve të PSG-së dhe Botafogos

Në stadiumin "Rose Bowl" në Pasadena të Californisë, PSG u mposht 1-0 nga Botafogo për Kupën e Botës për Klube. Tej rezultatit një vëmendje të veçantë në këtë duel mori edhe sherri mes tifozëve në tribuna.

Me 53.699 të pranishëm, në shkallët e stadiumit nuk mungoi sherri dhe përleshja mes dy tifozerive. Në video duken grushtat mes ultrasve, teksa nuk raportohet për të lënduar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?