Mëngjesin e sotëm (e shtunë) janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për grupet në Copa America, ku skuadrat favorite kanë fituar.
Ndeshja e parë në program në kuadër të Grupit D të Copa America ishte ajo mes Kolumbisë dhe Kosta Rikës, e cila përfundoi me fitoren e kolumbianëve me rezultatin 3-0.
Në ndeshjen tjetër, Brazili arriti të siguronte tri pikë duke mposhtur Paraguain pa vështirësi me rezultat të thellë 1-4. Serinë e golave e hapi Vinicius Junior (35’) për 1-0, Savio (43’) shtoi epërsinë 2-0, ndërsa Vinicius shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë për 3-0.
Në pjesën e dytë, Paraguai ngushtoi epërsinë me anë të Omar Alderete (48’) për 3-1, por Lucas Paqueta (65’) shënoi për rezultatin përfundimtar 1-4.
Me këtë fitore, Brazili arrin në kuotën e katër pikëve, por kualifikimin do ta kërkoj vetëm në ndeshjen e fundit përball Kolumbisë.