Festa e Uruguait

VIDEO/ Brazili jashtë Kupës së Amerikës, Uruguai fiton me penallti! Në gjysmëfinale gjen Kolumbinë

7 Korrik, 08:33| Përditesimi: 7 Korrik, 12:06

  • Share

SHBA - Brazili është jashtë Kupës së Amerikës. "Selecao" u mposht pas 120 minutave lojë dhe penalltive nga Uruguai, me djemtë e Marcelo Bielsas që pas 11 vitesh janë në gjysmëfinale dhe kanë rival Kolumbinë.

Në "Paradise Stadium" në Las Vegas, ndeshja nuk i uli pritshmëritë dhe ishte brenda parashikimeve, e luftuar, me grintë dhe lojë të ashpër, aq sa Uruguai mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Nandez në minutën e 74.

Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën 0-0, teksa nga "ruleta" e penalltive fati i buzëqeshi Uruguait që fitoi 4-2. Valverde, Bentancur, de Arrascaeta dhe Ugarte shënuan te Uruguai, teksa gaboi Gimenez. Ndërkohë Militao dhe Douglas Luiz gabuan te Brazili, ndërsa Pereira dhe Martinelli dërguan topin në rrjetë, gjë që s'i mjaftoi djemve të Dorival Junior për të kaluar më tej.

Dramë për Brazilin dhe festë për Uruguain pas 11 vitesh, teksa në gjysmëfinale përballen kundër Kolumbisë që nga ana e saj mposhti 5-0 Panamanë. Gjysmëfinalja tjetër është Argjentinë - Kanada.

Ora 12:05
VIDEO/ Shok skuadre te Barcelona, Raphinha dhe Araujo përleshen për lojtarin e Real Madrid


Uruguai kaloi Brazilin pas penalltive dhe siguroi gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës. Ndeshja në fushë ishte me grintë, aq sa edhe dy shokët që luajnë për Barcelonën, Raphinha dhe Araujo u përleshën dhe përfunduan në tokë për lojtarin e Real Madrid, Endrick.

Teksa po zhvillohej minuta e 16-të e takimit, Araujo i Uruguait shtyu në shpinë yllin e ri brazilian të Real Madridit, Endrick. Për t’i dalë në mbështetje menjëherë reagoi Raphinha (Brazil) i cili me shpejtësi iu afrua Araujos duke ia kthyer në të njëjtën monedhë.

Megjithatë, duke marrë parasysh se janë shok skuadre tek Barcelona, gjithçka u izolua në atë episod, duke mos kaluar më tej.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?