Hertha Berlin

VIDEO/ Bayern Munich harron ç'është fitorja! Bremen tri pikë kundër Wolfsburg, Union triumfon në derbin e Berlinit

28 Janar 2023, 20:33| Përditesimi: 28 Janar 2023, 20:36

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 18-të, teksa këtë të shtunë u zhvilluan pesë ndeshje. Union Berlin fitoi 0-2 me Herthën në derbin e kryeqytetit. Werder Bremen fitoi 2-1 me Wolfsburg, Gladbach mori fitore në transfertë kundër Hoffenheim, teksa Mainz mundi 5-2 Bochum. Hap fals i Bayern Munich që u ndal sërish në barazimin 1-1 nga Frankfurt.

Në "Weserstadion", Werder Bremen fitoi 2-1 me Wolfsburg. Vendasit gjetën golin e avantazhit me Fullkrug në minutën e 24 të ndeshjes, teksa sërish sulmuesi shënoi për dopietën personale në minutën e 77. Parades në minutën e 90 shënoi golin e 2-1. Pas 18 javësh, Wolfsburg mban vendin e shtatë me 29 pikë, teksa Bremen shkon në vendin e 10-të me 24 pikë.

Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt barazuan 1-1 për javën e 18-të në Bundesligë. Në "Allianz Arena" të pranishëm ishin 75 mijë spektatorë, që në fund shijuan dy gola. Bavarezët e Nagelsmann për të tretën ndeshje në radhë nuk ia dalin të marrin pikët e plota, duke rihapur garën për kreun në Bundesligë. Ndeshja do zhbllokohej në minutën e 34 nga Sane, pas asistit të Muller. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 69 minutë, Kolo Muani vendosi ekuilibrat për 1-1. Me 37 pikë Bayern Munich mban vendin e parë, një më shumë se Union Berlin.

Bundesliga - java 18-të:

Freiburg 3-1 Augsburg

Hertha Berlin 0-2 Union Berlin

Hoffenheim 1-4 B. Gladbach

Mainz 5-2 Bochum

Werder Bremen 2-1 Wolfsburg

Bayern Munich 1-1 Eintracht Frankfurt

Ora 20:30
VIDEO/ Tre ndeshje pa fitore, Bayern Munich tjetër hap fals! Rihapet gara në Bundesligë

Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt barazuan 1-1 për javën e 18-të në Bundesligë. Në "Allianz Arena" të pranishëm ishin 75 mijë spektatorë, që në fund shijuan dy gola. Bavarezët e Nagelsmann për të tretën ndeshje në radhë nuk ia dalin të marrin pikët e plota, duke rihapur garën për kreun në Bundesligë. Ndeshja do zhbllokohej në minutën e 34 nga Sane, pas asistit të Muller. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 69 minutë, Kolo Muani vendosi ekuilibrat për 1-1. Me 37 pikë Bayern Munich mban vendin e parë, një më shumë se Union Berlin.

Ora 17:56
VIDEO/ Wolfsburg ngec në transfertë, 'Ujqit' larg Europës

Në "Weserstadion", Werder Bremen fitoi 2-1 me Wolfsburg. Vendasit gjetën golin e avantazhit me Fullkrug në minutën e 24 të ndeshjes, teksa sërish sulmuesi shënoi për dopietën personale në minutën e 77. Parades në minutën e 90 shënoi golin e 2-1. Pas 18 javësh, Wolfsburg mban vendin e shtatë me 29 pikë, teksa Bremen shkon në vendin e 10-të me 24 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?