VIDEO/ Spanjë, 2 mijë metra katrorë me marijuanë, zbulohet plantacioni i mafias shqiptare! Investuan 200 mijë euro! Kopshtarët shqiptarë mbaheshin të mbyllur prej marsit

10 Qershor 2023, 22:33| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 23:09

  • Share

SPANJË- Një ndërtesë industriale ishte përshtatur në mënyrë perfekte për tu kthyer në një plantacion të vërtetë për kultivimin e marijuanës në Carre d’ Alemanya në Tarragone. Policisë iu deshën muaj për të konfirmuar se brenda asaj ndërtese me një sipërfaqe gati 2 mijë metra katrorë gjendej një plantacion me marijuanë që i përkiste mafias shqiptare.

Sepse në godinë ishte instaluar një insfrastrukturë shumë të sofistikuar që parandalonte zbulimin e erës së marijuanës nga jashtë dhe, përveç kësaj, sipas burimeve të policisë katalanase, edhe ndërtesa nuk furnizohej me energjia elektrike nga operatori I shpërndarjes së energjisë por pronarët e plantacionit kishin hapur një tunel gati 80 metra nga ku merrnin ujin e një përroi dhe prodhonin energji, shkruajnë mediat spanjolle

Hetuesit bëjnë të ditur se investimi në këtë infrastruktrueë kapte vlerën e 200 mijë eurove, shkruajnë mediat spanjolle. Plantacioni përbëhej nga 3900 bimë në lulëzim. Në ndërtesë ishin instaluar pesëmbëdhjetë kompresorë klimaterikë, 138 ndriçues me llambat përkatëse, transformatorë, tridhjetë ventilatorë dhe një sasi të madhe filtrash ajri. 

Tre të rinj, një 20 vjeçar dhe dy 24 vjeçarë kujdeseshin për plantacionin me kanabis. Ata mbaheshin të mbyllur prej marsit në ndërtesën industriale me qëllim që të mos binin në sy të banorëve të lagjes. Pavarësisht kësaj, disa banorë të zonës kishin rënë në gjurmët e plantacionit dhe kishin njoftuar policinë. Për muaj të tërë, hetuesit kryen një sërë kontrollesh dhe procedurash për të vërtetuar ekzistencën e plantacionit, dhe identifikimin e përgjegjësve.

Ndërsa të enjten e 7 qershorit policia hyri në ndërtesën industriale dhe gjeti tre të rinjtë që kryenin funksionin e kopshtarit dhe të monitorimit të plantazionit. Bazuar në dokumentacionin e gjetur, agjentët besojnë se tre të rinjtë kishin qëndruar në plantacion prej marsit pa dalë asnjë ditë, ndërsa po heton për të zbuluar se kush ishin pronarët e plantacionit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?