Kur temperaturat përvëluese kanë pushtuar gjithë territorin e vendit, në juglindje ditën të dielën pasdite ra breshër i fuqishëm duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi e pemtari.
Më e prekur është bashkia e Kolonjës, ku janë shkatërruar qindra hektarë me grurë e foraxhere dhe dhjetëra parcela me mollë, kumbulla e rrush. Fermerët të cilët kërkojnë ndihmë nga shteti, shprehen se breshëri zgjati për një orë duke çuar dëm mundin e një viti.
Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Korçë bën të ditur se nga verifikimet paraprake rezultojnë dëme në Ersekë, Rehovë, Starje, Plasar dhe Bejkovec. Konktretisht, 10 hektarë me perimeve, 100 hektarë me grurë, 4 mijë rrënjë kumbulla e mollë, etj.
Gjithsesi grupet e inspektimit janë ende në terren dhe në përfundim të gjitha dëmet do të relatohen në drejtorinë e emergjencave.