Bundesliga është në raundin e 14-të. Futbolli gjerman luan në mesjavë duelet e radhës, me Bayer Leverkusen që fitoi 1-2 në transfertë me Koln. Në Frankfurt, Eintracht fitoi 4-2 me Hoffenheim ndërsa Leipzig fitoi 3-1 me Freiburg. Schake ia doli të sigurojë tri pikë me vlerë duke mundur 1-0 Mainz, ndërsa Union Berlin u ndal 2-2 me Augsburg duke i lënë më shumë hapësira në krye Bayern Munich.
Në "Energie Stadium", Koln u mund 1-2 nga Bayer Leverkusen me përmbysje. Vendasit kaluan në avantazh me Schmitz në minutën e 30 të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë skuadra e Alonsos përmbysi gjithçka brenda gjashtë minutave. Në të 65 ishte Amiri që barazoi ndeshjen, teksa në minutën e 71 Diaby i dha tri pikë "Aspirinave". Me uljen e Xabi Alonsos në stol, Leverkusen merr dy fitore radhazi duke u pozicionuar në vendin e 13-të me 15 pikë, teksa Koln me 17 pikë qëndron në vendin e 12-të.
Në Frankfurt, vendasit e Eintracht fituan 4-2 me Hoffenheim për javën e 14 në Bundesligë. Tre herë shënuan vendasit në pjesën e parë me Sou, Muani dhe Ebimbe, ndërsa Baumgartner shkurtoi diferencën në të 38 minutë. Në pjesën e dytë miqtë e dërguan rezultarin në 3-2 me Kabak, teksa Lindstrom në të 56 minutë vulosi ndeshjen për 4-2. Me këtë tri pikësh vendasit marrin vendin e katërt në renditje.
Rezultatet:
Koln 1-2 Bayer Leverkusen
Frankfurt 4-2 Hoffenheim
Leipzig 3-1 Freiburg
Schalke 1-0 Mainz
Union Berlin 2-2 Augsburg
Renditja: