Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të shtunë tre ndeshjet e para të javës së 10-të. Në 14:00 Kastrioti fitoi 3-0 me Bylis në stadiumin e Kamzës, duke zhytur ballshiotët në krizë për humbjen e katërt radhazi. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36 me penallti. Argolo Morbeck nuk gaboi nga 11 metra, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin e vendasve me vetëm një gol.
E dyta do niste sërish nën diktatin e vendasve, teksa Santiago Selmani në minutën e 56 shënoi golin e dytë të ndeshjes. Për të vulosur tri pikët e krutanëve do mendonte sërish Morbeck në të 80 minutë (dopietë), duke shënuar për 3-0. Pas fitores, Kastrioti shkon në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e tetë me 11 pikë, me krizën që ka kapluar ballshiotët.
Vllaznia dhe Erzeni barazuan 2-2 për javën e dhjetë në Superligë. Sfida prodhoi katër gola dhe në fund pati dramë, VAR dhe penallti nga erdhi goli i barazimit 2-2. Sfida u hap nga Aralica në minutën e 54, teksa Mala dyfishoi për vendasit në të 65 minutë.
Me dy gola të pësuar, Erzeni shtyu përpara dhe gjeti golin e parë me Nonato në minutën e 75. Krosimi i fundit nga këndorja në minutën e 96 ishte deçiziv për Erzenin, që mori penallti pas prekjes së topit me dorë nga Heric. Nga 11 metra nuk gaboi Kahrimanovic që shënoi për 2-2 në sekondat e fundit të sfidës.
Penallti erdhi edhe pas ndërhyrjes së VAR, me kryesoren Emanuela Rusta që fërshëlleu fundin e ndeshjes dhe priti verdiktin e teknologjisë. Pas shqyrtimit të pamjeve, elbasanasja akordoi 11 metësh që solli golin e barazimit për Erzenin.
Laçi fitoi 0-1 me Teutën në "Niko Dovana", për javën e dhjetë në Superligë. Një gol nga Sebastian Spahiu pas asistit të Mazrekaj në minutën e 66 të ndeshjes rezultoi deçiziv, me kurbinasit që marrin tri pikët e radhës për të dalë nga kriza.
Nga ana tjetër skuadra e Bledi Shkëmbit mban vendin e fundit me vetëm shtatë pikë, teksa këtë sezon ia kanë dalë të fitojnë vetëm në një duel. Pesë humbjet dhe e dyta radhazi lënë Teutën në fundin e klasifikimit dhe në krizë besimi për fitore. Në minutën e 90 Hebaj nga 11 metra i hoqi të drejtën durrsakëve për një pikë, duke gabuar penalltinë.
Rezultatet:
Kastrioti 3-0 Bylis
Vllaznia 2-2 Erzeni
Teuta 0-1 Laçi
Nesër 14:00
Egnatia - Partizani
Tirana - Kukësi
Renditja:

Të shtunë në 14:00 Kastrioti fitoi 3-0 me Bylis në stadiumin e Kamzës, duke zhytur ballshiotët në krizë për humbjen e katërt radhazi. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36 me penallti. Argolo Morbeck nuk gaboi nga 11 metra, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin e vendasve me vetëm një gol.
E dyta do niste sërish nën diktatin e vendasve, teksa Santiago Selmani në minutën e 56 shënoi golin e dytë të ndeshjes. Për të vulosur tri pikët e krutanëve do mendonte sërish Morbeck në të 80 minutë (dopietë), duke shënuar për 3-0. Pas fitores, Kastrioti shkon në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e tetë me 11 pikë, me krizën që ka kapluar ballshiotët.
Golat e ndeshjes: