Në "Bentegodi" Verona vendase u mposht 0-2 nga Cagliari. Miqtë nga Sardegna zhbllokuan ndeshjen pas 30 minutave lojë me golin e Pavolettit. Fraksioni i dytë pa vendasit më kërkues, por pa mundur të shënonin. Ishte Deiola që në ekstremin e sfidës (90+3') shënoi golin e dytë për miqtë. Me 33 pikë Cagliari ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Verona me një pikë më pak mban një vend më poshtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Ngecin Bologna dhe Lazio, buzëqesh Juventusi! Cagliari parakalon Veronën, mësohet skuadra e parë e rrëzuar nga Serie A
S.Dh/ReportTv.al