FRANCË - Klubet janë duke përgatitur sezonin e ri dhe testet miqësore janë duke u shtuar. Një i tillë u zhvillua në Principatë, aty ku në "Luis II" vendasit e Monacos u mposhtën 1-2 nga Interi.
Zikaltërit e Chivu panë të pësonin gol pas vetëm disa sekondave lojë. Asisti i Biereth u shfrytëzua mirë nga Akliouche, i cili kaloi Monacon në epërsi pas dy minutave lojë. Si të mos mjaftonte kjo, Calhanoglu la italianët me një lojtar më pak pas 36 minutave lojë.
Fraksioni i dytë nisi me një Inter më të freskët dhe Lautaro Martinez barazoi shifrat në minutën e 60-të. Trajneri Chivu në minutën e 77-të hodhi në fushë Kristjan Asllanin, ndërkohë që afrimi i ri i merkatos, Bonny shënoi golin e fitores për Interin në minutën e 80-të.
Te Interi në stol qëndroi portieri i kombëtares shqiptare U-19, Alain Taho, i cili ishte pjesë e zikaltërve edhe në Kupën e Botës për Klube, por nuk mori minuta. Taho aktivizohet me ekipin e të rinjve të Interit.
Komente
