Festa e Carlos Alcaraz

Sport

VIDEO/ Carlos Alcaraz nxjerr jashtë Novak Djokovic dhe gjen Sinner në finalen e US Open

6 Shtator, 09:26| Përditesimi: 6 Shtator, 11:29

  • Share

SHBA - Dielli duket sikur ka 'perënduar' për tenistin serb Novak Djokovic. Dikur numri një në botë, 38-vjeçari po sheh të mposhtet nga e ardhmja e tenisit. Në gjysmëfinalet e US Open, Carlos Alcaraz mposhti pastër 3-0 me sete Djokovicin, duke e dërguar jashtë turneut, pa pasur mundësinë e Grand Slamit të 25 në karrierë.

Carlos Alcaraz e vendosi 'diktatin' që në setin e parë. Spanjolli mori epërsinë që në fillim, i cili ishte e gjitha që i nevojitej për të fituar setin e parë. Ai e mbylli setin e parë 6-4. Seti i dytë shkoi në një barazim dhe Alcaraz mori 'mini-break-un' që i nevojitej për të fituar 6-7. Gjatë pjesës së parë të setit të tretë, Alcaraz u përball vetëm me një pikë barazimi dhe e fitoi atë, për ta mbyllur setin 6-2 dhe siguruar finalen e US Open.

Fitorja e Jannik Sinner

Jannik Sinner mposhti kanadezin Felix Auger-Aliassime në gjysmëfinale. Italiani, numri një në botë, fitoi me rezultatin 3-1 (6-1, 3-6, 6-3, 6-4), një ndeshje që zgjati 3 orë e 21 minuta. Në finalen e Grand Slamit amerikan, italiani përballet të diel me rivalin dhe mikun e tij spanjoll, Carlos Alcaraz

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?