Çfarë është ‘kupola e hekurit’ në Izrael? Ndali 90% të raketave nga Hamasi (VIDEO)

10 Tetor 2023, 17:16| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 17:24

  • Share

Rreth 90% e mijëra raketave që u hodhën në drejtim të Izraelit nga Hamasi, sipas Ushtrisë izraelite u kapën nga sistemi mbrojtës raketor, ose siç njihet ndryshe nga Kupola e Hekurt. Kjo kupolë, bazohet në sistemin e radarit që analizon për të përcaktuar nëse raketa që është në lëvizje paraqet rrezik apo jo.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se “kupola e hekurt” ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi mbi qytetet izraelite.

Me dhunën e përshkallëzuar në jug të Izraelit, është rikthyer tingulli tashmë i njohur: sirenat për alarm nga shpërthimet që me automatizëm aktivizojnë edhe “kupolën e hekurt”, sistemin kundërajror të mbrojtjes. Hamasi nga Rripi i Gazës ka shkrepur qindra raketa në drejtim të Izraelit, që falë sistemit kundër-raketor ka arritur t’i ndalë, dhe demet janë minimale në krahasim me atë çfarë do të ndodhte në të vërtetë.  

Por, çfarë është “kupola e hekurt”?

Është sistem kundër-raketor, zhvilluar nga kompanitë izraelite Rafael Advanced Defence Systems dhe Israel Aerospace Industries me përkrahjen financiare dhe teknike të Shteteve të Bashkuara. Për herë të parë u përdor në vitin 2011 dhe është dizajnuar që të ndalë në ajër raketat me rreze të shkurtër veprimi.

Dy sisteme të ndara të njohura si David’s Sling dhe Arroë, janë dizajnuar për raketat me rreze të mesme veprimi, përfshirë edhe aeroplanët dhe dronët. “Kupola e hekurt” bazohet në sistemin e radarit që analizon për të përcaktuar nëse raketa që është në lëvizje paraqet rrezik –ajo shkrep vetëm atëherë kur ekziston rreziku që raketa të shpërthejë në zonat e banuara apo në vendet me infrastrukturë shumë të rëndësishme. Ministria e Mbrojtjes Izraelite, ka thënë  që “kupola e hekurt” ka aftësi të ndal raketat, dronët dhe kërcënimet tjera që aktualisht nuk ekzistojnë por që do të shfaqen së shpejti.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?