Në "Stamford Bridge" vendasit e Chelsea u përmbysën 1-2 nga Fulham. Djemtë e Marescas kaluan në epërsi pas 16 minutave me golin e Palmer, por përballë tifozëve të tyre nuk mundën ta mbanin dot epërsinë. Në fundin e ndeshjes, konkretisht në minutën 82 me Uilson dhe në shtesën e pestë me Rodrigo Muniz skuadra e Fulham përmbysi për 1-2 duke bërë befasinë. Chelsea me 35 pikë mban vendin e dytë, teksa Fulham me 28 pikë ngjitet në vendin e tetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye
S.Dh/ReportTv.al