Në "Stamford Bridge", Chelsea rigjeti fitoren dhe pas dy humbjeve mundi 2-0 Sheffield United për javën e 17-të në Premier League. Palmer në minutën e 54 shënoi për Blutë, teksa sërish i njëjti shtatë minuta më vonë asistoi për Jackson që dyfishoi. Armando Broja luajti 15 minuta, duke humbur një rast të pastër shënimi. Në të 84 minutë sulmuesi i Kombëtares bëri më të vështirën duke e dërguar topin jashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea fiton me Brojën në fushë, City barazohet 2-2 në fund nga Palace! Tri pikë për Newcastle, kapiteni i Luton pëson arrest kardiak
S.Dh/ReportTv.al