Në "King Power Stadium", Leicester humbi 1-3 me Chelsean. 'Blutë' e Londrës ia dolën të marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke qenë pesë pikë larg zonës evropiane. Goli i parë për Chelsea u shënua nga një ish, me Chilwell që realizoi bukur dhe festoi ndaj ish-skuadrës së tij në të 11 minutë. Daka në të 39 minutë vendosi ekuilibrat në 1-1, ndërsa në 45+6', Havertz riktheu epërsinë e Chelsea. Në pjesën e dytë radha ishte për Kovacic në minutën e 78, për rezultatin final 1-3. Në këtë përballje Chelseas iu anulluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. Me 37 pikë, Chelsea mban vendin e 10-të, vetëm pesë pikë pas Liverpoolit të vendit të pestë. Leicester pëson humbjen e katërt radhazi në kampionat dhe me 24 pikë renditet në vendin e 16-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Liverpool mposhtet nga Bournemouth, Chelsea dhe Tottenham marrin tri pikë! Man. City tremb Arsenalin kryesues
S.Dh/ReportTv.al