Në "Stamford Bridge" Chelsea mposhti 1-0 Manchester United në një sfidë me polemika dhe shtatë kartona të verdhë. Me këtë sukses të besuarit e Marescas ngjiten në pozitën e katërt dhe kanë një ndeshje (kundër Nottingham) për të marrë një biletë për në Champions League. Sfida u hap me golin e Harry Maguire në minutën e 16-të për miqtë, por që VAR e anuloi për pozicion jashtë loje milimetrik. Aq delikat ishte ky rast, sa Premier League u desh të dilte me një komunikatë për vendimin.
Me pjesën e parë që u mbyll 0-0, dukej minuta e 71-të që spanjolli Marc Cucurella të shënonte golin me vlerën e tri pikëve pas pasimit final të James. Tri pikë të arta për Chelsea në garën e hapur për zonën e Champions, ndërsa mund të tingëllojë çuditshëm, por Man. United e ka siguruar mbijetesën dhe nga kampionati nuk pret gjë në raundin e mbetur (kundër Aston Villas), duke dëshmuar një sezon të dështuar. Shpresat e "Djajve të Kuq" janë në finalen e Europa League, aty ku kanë përballë Tottenham dhe kërkojnë biletën Champions nga Europa League.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Championsi vendoset me 'fotofinish', Chelsea dhe Aston Villa fitojnë në Premier League
S.Dh/ReportTv.al