VIDEO/ Chelsea në krizë, Benfica 2 gola në transfertë! Mbyllen 2 ndeshjet e Champions League

15 Shkurt 2023, 23:02| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 15:11

  • Share

Champions League vijoi me ditën e dytë të ndeshjeve me eliminim direkt për fazën e 1/8. Në ndeshjet e para, Benfica fitoi 0-2 me Club Brugge në Belgjikë. Në Gjermani, Dortmund fitoi 1-0 me Chelsea, teksa londinezët nuk ngrenë kokë as në Champions League pas krizës në kampionat. Ndeshjet e kthimit do luhen në 7 mars.

Në "Jan Breydel Stadium", Club Brugge humbi 0-2 me Benfican. Golat për portugezët u shënuan nga Joao Mario me penallti në minutën e 51 dhe Neres në minutën e 88. Vlen për t'u theksuar se në minutën e 45 për vendasit u anullua një gol për pozicion jashtë loje.

Në "Signal Iduna Park", Dortmund fitoi 1-0 me Chelsea. Dueli u vendos nga goli i Adeyemi në minutën e 63 të ndeshjes. Djemtë e Potter vuajnë edhe në Champions League, teksa kriza e kampionatit vijon të rëndojë mbi Blutë.

Champions League - faza e 1/8 - ndeshjet e para

Club Brugge 0-2 Benfica

Dortmund 1-0 Chelsea

* Ndeshjet e kthimit do luhen në 7 mars.

Ora 23:06
VIDEO/ Benfica hap të sigurt drejt kualifikimit, 'Shqiponjat' 2 gola në Belgjikë

Në "Jan Breydel Stadium", Club Brugge humbi 0-2 me Benfican. Golat për portugezët u shënuan nga Joao Mario me penallti në minutën e 51 dhe Neres në minutën e 88. Vlen për t'u theksuar se në minutën e 45 për vendasit u anullua një gol për pozicion jashtë loje.

Ora 23:04
VIDEO/ Chelsea nuk ngre kokë as në Champions League, Dortmund fiton në 'Iduna Park'

Në "Signal Iduna Park", Dortmund fitoi 1-0 me Chelsea. Dueli u vendos nga goli i Adeyemi në minutën e 63 të ndeshjes. Djemtë e Potter vuajnë edhe në Champions League, teksa kriza e kampionatit vijon të rëndojë mbi Blutë.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?