Kristjan Asllani

Sport

VIDEO/ Chivu e futi në fushë si titullar, Kristjan Asllani shënon te Interi

4 Gusht, 10:00| Përditesimi: 4 Gusht, 10:02

  • Share

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu është rikthyer në fushë pas afro një muaji 'pushime', me një ndeshje miqësore brenda familjes për të rifituar ritmin para fillimit të sezonit të ri. Në qendrën stërvitore të Pinetinës, zikaltërit e ekipit të parë u përballën me skuadrën U-23, e cila pritet të debutojë këtë sezon në Serie C.

Sfida u mbyll me rezultatin e thellë 7-2 në favor të ekipit të parë, me Kristjan Asllanin që gjeti rrugën e rrjetës. Mesfushori shqiptar u aktivizua titullar dhe shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 32-të, duke mposhtur portierin Melgrati nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Bonny.

Për Asllanin, kjo paraqitje vjen në një moment ku e ardhmja e tij te Interi është ende në pikëpyetje. Disa ditë më parë, drejtuesit e klubit konfirmuan se lojtari është ndër alternativat për t’u larguar gjatë merkatos së verës.

Formacionet:

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Sucic, Asllani, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Bonny, Lautaro Trajner: Cristian Chivu

Inter U-23 (3-5-2): Melgrati; Re Ceconi, Prestia, Alexiou; Cinquegrano, Berenbruch, Bovo, Kamate, Cochi; Mosconi, Spinacè. Trajner: Stefano Vechi

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mos ik: 05/08/2025 00:35

    Mos ik nga Inter o Kristian Asllani do marresh medalje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?