VIDEO/ Çim Peka dhe Berisha sulmojnë Ivi Kason se kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës: Nuk mund ta thoshte këtë

22 Nëntor, 12:22| Përditesimi: 22 Nëntor, 12:40

  • Share

Sali Berisha dhe drejtuesi i medias së familjes së tij Çim Peka i janë vërvitur anëtarit të kryesisë së PD-së Ivi Kaso, pas një interviste të tij te Real Story i Sokol Ballës. Kaso, ka deklaruar se nëse Sali Berisha do të ishte paraqitur në prokurori sipas vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje, nuk do të merrej masa e arrestit në shtëpi.

Duket se kjo deklaratë ka xhindosur Pekën, i cili i thotë doktorit se ka njerëz të lartë në partinë tënde që flasin siç mendojnë vetë.

Një zytar i lartë i partisë tuaj që drejton një qark, që thoshte ndoshta po të kishte zbatuar Berisha vendimin e parë nuk do të ishte në arrest shtëpie e opozita nuk do të ishte në këto kusht. Po flas për jurist

Berisha: Nuk kanë kulturën e mjaftueshme kushtetuese. Ai që e thotë. Nëse e ka thënë Ivi Kaso e ka thënë shumë gabim. Ia them publikisht. Berisha ka zbatuar Kushtetutën. Ivi Kaso e di shumë mirë .. Nuk mund ta thoshte këtë. ...  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?