Mauro Icardi dhe incidenti me tifozin

Sport

VIDEO/ 'Çmendet' Mauro Icardi, godet me kokë tifozin në aktivitetin publik të Galatasaray

21 Gusht, 13:47| Përditesimi: 21 Gusht, 13:52

  • Share

Mauro Icardi është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për arsye negative. Sulmuesi argjentinas i Galatasaray u përfshi në një incident të pazakontë, teksa goditi me kokë një tifoz gjatë një aktiviteti publik të klubit turk.

Ngjarja ndodhi përpara dhjetëra kamerave dhe fëmijëve që kërkonin autografe. Në momentin kur një tifoz iu afrua, Icardi reagoi duke e shtyrë dhe më pas e goditi, pa u kuptuar qartë çfarë kishte ndodhur mes tyre.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë sulmuesin duke u larguar i irrituar, së bashku me partneren e tij China Suarez, ndërsa nuk dha asnjë koment për ngjarjen.

Mediat turke e kanë cilësuar veprimin si shqetësues, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një shpërthim të momentit apo për humbje të kontrollit nga ana e Icardit. Nga klubi i Galatasaray nuk ka ende një reagim zyrtar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?