VIDEO/ ‘Çmendet’ shoferi i autobusit që bën linjën e Kombinatit në Tiranë, thyen çdo rregull qarkullimi! I pezullohet leja e drejtimit

18 Shkurt 2021, 15:46| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 21:52

  • Share

TIRANË- Shoferi i një autobusi që bën linjën e Kombinat në kryeqytet thyen çdo rregull të qarkullimi rrugor!

Ai ka kthyer autobusin në mes të rrugës dhe është ngjitur mbi trotuar duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që ndodheshin aty.

Disa orë pas publikimit të këtyre pamjeve, ka ardhur dhe reagimi nga autoritetet rrugore.

Policia rrugore njofton se shoferi me iniciale S.N. është proceduar penalisht si dhe i është pezulluar leja e drejtimit.

 

Ora 21:49
Theu rregullat e qarkullimit rrugor, i pezullohet leja e drejtimit shoferit i cili ktheu autobusin në mes të rrugës

1613681453_autobusigjoba.jpg

Një shofer autobusi i linjës së transportit publik u procedua penalisht nga Policia Rrugore për shkak se ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Reagimi i autoriteteve ka ardhur pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet një autobus i linjës së kombinatit i cili nuk përdori rrethrrotullimin për tu kthyer.

Sipas autoriteteve shtetasi S.N., është proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, shtetasi S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobuz i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafikndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobuzit dhe të drejtuesit të tij. Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobuzit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiku: 19/02/2021 00:16

    Ky plako ishte kariku mir me raki duket

    Përgjigju
  • ymeri: 18/02/2021 23:50

    KY SHOFER DUKET SHPELLAR...ju shofte zoti ishallah....

    Përgjigju
  • xhimi: 18/02/2021 17:54

    Ky komentusi me emrin BENI duket qe eshte shpellar....

    Përgjigju
  • Beni: 18/02/2021 16:26

    nuk eshte cmendur thjeshte ka kthyer autobuzin pasi trafiku qe ka sjelle ne tirane i cmenduri erion veliaj, do e vontte edhe per 30 minuta te tjera.

    Përgjigju
    • hajde: 18/02/2021 23:53

      Beni ke te drejte, Ai ngavi autobusin si cdo shqiptar nget makinen. mbase ka menduar dhe per te miren e pasagjereve qe prisnin nga ana tjeter. cdo gje pritet ne shqiperi dhe kjo qe ka bere eshte mese normale! Por mendoj qe do kishte qene me mire te priste ne trafik bashke me budallallekun e kryetarit te bashkise dhe gjithe shqiptareve megjithe lecka (si ne ajo shprehja: jane budallej megjithe lecka).

    • Ariu: 18/02/2021 22:20

      O Beni, të hyftë autobuzi në b*th!

    • Shyqyr qe iken shpellaret: 18/02/2021 22:05

      Edhe ti patenten si ata gjyqtaret te plepat e ke marr (nqs e ke) Po ca lidhje ka bashkia me kete kafshen qe kthehet ku ti vij ne mendje? Po jeni mesuar ju ne pyll qe tu mbush mendja kthesh mbrapa. Nuk ka tabela.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?