Pas aksidentit të frikshëm që i mori jetën 3 të rinjve, personazhet e rrjeteve sociale s’duan t’ia dinë dhe ecin me shpejtësi skëterrë duke rrezikuar edhe jetët e të tjerëve.
Së fundmi, Aleks Vishaj po udhëtonte me makinë luksoze me mbi 300 km/h ndërsa në makinë kishte Kleviol Ahmetin, i njohur në Tik Tok si Cllevio Serbiano, i cili e filmonte.
“Bravo Aleks bravo! Na vrave o shok na vrave! Qetësohu”, i thotë në një moment.
Të dy ishin në tunelin e Kalimashit kur po ecnin me këtë shpejtësi dhe shpëtuan për fije floku pa përplasur një tjetër automjet që ishte para tyre.
Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti është emër i njohur për drejtësinë. Ai po lëvizte me mikun e tij Aleks Vishaj me shpejtësi skëterrë mbi 300 km/h dhe këtë moment e filmonte duke e përgëzuar për atë që po bënte, ndonëse rrezikonte jetën e vet dhe të tjerëve.
Ai është vënë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje që i shërbenin grupeve kriminale. Disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrës duke thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Aleks Vishaj që drejtonte makinën me 300 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve nuk është një emër i panjohur. Ai ka pasion lojën e pokerit, gjë që e ka treguar përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë kur vuante dënimin në Britani ku u kthye pas dëbimit, me guximin që e karakterizon i riu regjistroi veten në një celular të cilin e mbante të fshehtë në qelinë e tij gjatë qëndrimit të tij në qelinë e burgut Wandsworth në Londër.
Merreni me maskarenj!!kur ju beni artikull per keta *cubela*cdo mesojne te vegjelit vetem degjenerim!!turp per keta qe bejni cubin ne tik-tok
PërgjigjuDava halabakesh e turpi jone.Shteti dhe policia jane me rrugacet dhe jo me popullin.
PërgjigjuKamikaze qe per shume pak qene duke marre ne qafe makinen qe kishin perpara. Do zoti edhe e gjen edhe ky nje dite rrugen per ne boten e pertejme pa marre te tjere me vete.
PërgjigjuPer ata qe se din, aleksit i ka vdek nje vlla ne aksident. E ky bixhozxhi i ndyt qe edhe buken e fmive e len ne bixhoz e din vet ca ka be me kushrinen e vet
PërgjigjuPse nuk u vrane keta plera qe te marin ne qafe se jane kriminela te ndyre.
Përgjigjushum shpejt do shkoni ne te semes dhe ju si ai tjetri po ishalla smerrni njeri tjeter ne qaf.
PërgjigjuO ju pshurrsha fytyrat o plehera! Edhe brenda tunelit o zot! Policia ka marre pushimet as nuk ekziston fare!
Përgjigju