Në stadiumin ' Giuseppe Sinigaglia', vendasit e Comos befasuan dhe mposhtën 2-0 Lazion. Nicolas Paz shkëlqeu në këtë takim me gol dhe asist. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë vendasit zhbllokuan ndeshjen. Një pasim i Paz u shfrytëzua nga Douvikas, që shënoi golin e parë të ndeshjes. Më pas Lazio 'u zgjua', por pa mundur të gjejë golin, edhe falë ndërhyrjes së VAR që 'ngriu' festën e Castellanos. Tri pikët për vendasit do 'vuloseshin' nga Nico Paz në minutën e 73-të, që u shpall 'Njeriu i Ndeshjes'. Te Lazio Hysaj qëndroi në stol, edhe pse në pankinë është një si Maurizio Sarri.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi shkëlqen me Yildiz në fushë, Como turpëron Lazion! Atalanta ndalet në shtëpi, një pikë edhe Fiore
S.Dh/ReportTv.al
