Sport

VIDEO/ Cristian Shpendi shënon golin e 10-të sezonal në Itali

1 Dhjetor 2024, 15:59| Përditesimi: 1 Dhjetor 2024, 16:03

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi ka shënuar golin e dhjetë sezonal me Cesenan në Serinë B në Itali. Djaloshi 21-vjeçar shënoi në minutën e 38-të, teksa gjen golin për të katërtën ndeshje radhazi.

Për javën e 15-të Cesena luan në udhëtim me Frosinonen dhe Shpendi tundi rrjetën në minutën e 38-të për barazimin momental 1-1. Sulmuesi gaboi nga 11 metërshi dhe në topin e kthyer ia doli të shënonte.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për vendasit e Frosinones, teksa Shpendi e bëri detyrën e tij duke shënuar.

Kujtojmë se djaloshi nuk u grumbullua në nëntor nga Kombëtarja A dhe në një intervistë të fundit tha se do e mendonte nëse do kishte një ftesë nga Italia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?