Cristiano Ronaldo

Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo dopietë në Champions League, e dërgon në 923 numrin e golave në karrierë

4 Shkurt, 11:10| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:11

  • Share

Cristiano Ronaldo vazhdon me realizimin e golave. Ylli portugez, i cili pas një dite do të mbushë 40 vjeç, vazhdon të zgjasë serinë e golave dhe këtë herë e bëri në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Pikërisht në përballjen me Al Wasl, fituar me rezultatin 4-0 nga Al Nassr-i i tij. Me dopietën e shënuar, CR7 arriti shifrën e pabesueshme të 923 golave ​​në të gjithë karrierën e tij si futbollist.

Në minutën e 44-t, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi. Goli i dytë erdhi në minutën e 78-të, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?