Cristiano Ronaldo feston me Al Nassr

Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo dy gola rivalëve, Al Nassr në garë për titullin kampion! CR7 thellon rekordin

5 Prill, 12:55| Përditesimi: 5 Prill, 13:59

  • Share

Arabia Saudite - Cristiano Ronaldo nuk ndalet dhe me dopietën e fundit në Arabinë Saudite e dërgon në 931 numrin e golave në karrierë me klubin dhe kombëtaren e Portugalisë.

Mbrëmjen e 4 prillit 2025 Al Nassr fitoi 1-3 kundër Al Hilal në derbin e Riadit dhe rihapi garën për titullin kampion në Arabinë Saudite. Al Hassan kaloi në epërsi miqtë në fundin e pjesës së parë me një supergol, para se Ronaldo në fillim të fraksionit të dytë të tundte rrjetën me asist të Mane.

Al Bulayhi shkurtoi rezultatin, por për të vendosur sërish qetësinë në kampin e Al Nassr mendoi Ronaldo me golin e dytë. Në minutën e 88-të CR7 ktheu në gol penalltinë e akorduar me VAR.

Me 54 pikë Al Nassr merr vendin e tretë, shtatë pikë pas kryesuesve të Al Ittihad. Ndërkohë që Al Hilal me 57 pikë mbetet në pozitën e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?