RIAD - Al Nassr fitoi 3-0 kundër Al Feiha në raundin e 19-të të elitës së futbollit në Arabinë Saudite. Në këtë sfidë Cristiano Ronaldo shënoi golin e 924-t në karrierë, ose të parin pasi mbushi 40 vjeç.
Ishte Duran që shënoi dopietë për vendasit në minutat 22 dhe 72, teksa CR7 "vulosi" tri pikët me golin e tretë. Një sprint nga më shumë se 50 metra dhe ndjekja e aksionit sollën golin e radhës për portugezin, që edhe pse pak ditë më parë festoi 40 vjetorin tregon se nuk njeh plakje.
Objektivi i tij është të shënojë 1 mijë gola. Ronaldo ka shënuar një rekord me 924 gola në karrierën e tij për klubet ku ka luajtur dhe kombëtaren. Për më tepër, ai është një nga lojtarët e paktë të regjistruar që ka bërë mbi 1250 paraqitje profesionale në karrierë.
Komente
