Cristiano Ronaldo

Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, shënon gol dhe fiton penallti në fitoren e Al Nassr

26 Shkurt, 10:48| Përditesimi: 26 Shkurt, 11:21

  • Share

Al Nassr fitoi 0-2 kundër Al Wehda për javën e 22-të në ligën profesionale të futbollit në Arabinë Sauditë. Të martën e 25 shkurtit Cristiano Ronaldo (40 vjeç) gjeti golin e 925-të në karrierë, fitoi penallti dhe ia la ta kthente në gol Sadio Mane.

Në minutën e 48-të Ronaldo zhbllokoi sfidën, duke shënuar një gol të bukur me kokë nga një asistim i Angelos. Ky ishte goli i 17-të sezonal për portugezin, ndërsa i 925-ti në karrierë.

CR7 fitoi edhe një penallti në fund të sfidës, por që ia dhuroi Sadio Manesë ta kthente në gol për fitoren 0-2. Ronaldos i duhen edhe 75 gola për të arritur shifrën historike prej 1000 golash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?