Marc Cucurella, mbrojtësi spanjoll i Chelsea dhe bashkëshortja e tij Claudia Rodriguez kanë ndarë së fundmi udhëtimin e tyre emocional të rritjes së djalit të tyre, Mateo, i cili vuan nga autizmi.
Në një intervistë për sezonin e dytë të serialit dokumentar "Married to The Game", Claudia foli hapur rreth sfidave me të cilat u përballën pas diagnozës së Mateos.
Ajo theksoi rëndësinë e punës në grup në marrëdhënien e tyre, duke deklaruar: "Duhet shumë kohë, duhet të vizitosh shumë mjekë dhe duhet të gjesh një problem për të gjetur një zgjidhje. Dhe pas kësaj, duhet të jesh një ekip me partnerin tënd. Është kaq e vështirë për çiftin, është shumë e vështirë."
Marc Cucurella foli gjithashtu për vështirësitë që hasën, veçanërisht gjatë viteve të para të Mateos. Ai kujtoi se si Mateo luftoi për t'u përshtatur me shkollimin tradicional, shpesh duke u mërzitur dhe duke pasur nevojë të merrej herët për në shtëpi.
Familja gjeti një shkollë të specializuar në Londër që ofroi mbështetjen që i nevojitej Mateos, duke çuar në përmirësime të rëndësishme. Marc u shpreh se të parit përparim të vogël tek Mateo sjell kënaqësi të jashtëzakonshme, duke deklaruar: "Kur arrin diçka, qoftë edhe një hap të thjeshtë përpara, kjo të jep shumë më tepër kënaqësi." Çifti nuk i mbajti lotët gjatë gjithë rrëfimit.
Komente
