Arbitri duke folur në celular

VIDEO/ Çudira në Portugali, arbitri akordon penallti për Porton! E anulon pasi flet në celular

4 Shtator 2023, 12:57
  • Share

Porto dhe Arouca barazuan dje 1-1 për javën e katërt në ligën elitare portugeze të futbollit. Me miqtë që shënuan në minutën e 83 me Cristo, fundi i lojës ishte dramatik duke pasur edhe humor brenda.

Në minutën e 90-të, ndërkohë që ishin dhënë 19 minuta shtesë, arbitri Miguel Nogueira drejtoi gishtin te pika e bardhë për t'i dhënë një penallti Portos. VAR ndërhyri në këtë rast, me kryesorin që foli në telefon me "regjinë" e arbitrave.

Gjithçka erdhi pas problemeve që teknologjia kishte për t'u lidhur në fushë me kryesorin e takimit. Në këtë rast trupa e arbitrave bëri një zgjidhje origjinale, duke folur në telefon.

Me celular në vesh, pamjet e arbitrit shkaktuan të qeshura teksa konsulta u zgjat për afro katër minuta. Në fund edhe me ndihmën e VAR penalltia u anulua, ndërsa Porto barazoi në fundin e ndeshjes nga një tjetër aksion.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?