Milani ia doli të merrte tri pikë vetëm në fund, duke përmbysur 3-2 Parmën në "San Siro". Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe nervat u panë në fundin e sfidës. Trajneri Sergio Conceiçao dhe një nga kapitenët, Calabria, u përplasën fizikisht mes tyre, aq sa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Milanit që situata mos degradonte.
Pas ndeshjes trajneri Conceiçao dha versionin e tij për përplasjen.
"Fusha e futbollit nuk është Kishë që të mbajmë tensionin dhe adrenalinën apo pasionin dhe ku rrihet në heshtje. Gjëra që ndodhin. Nëse im bir sillet keq, une si baba i bërtas. Nëse nuk flas do të thotë që nuk më intereson. Ekipi i futbollit për mua është si familje. I pari që i mbroj jam unë dhe ata më ndjekin. Askush nuk ka dalë të më thotë se nuk i pëlqen mënyra se si stërvis. Por, si çdo ndryshim, kalohet nga tranzicioni, sepse do kohë", tha trajneri.
Calabria ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Milani, ndërsa rikthimi i Maignan ka bërë që kapiten të jetë portieri.
?| #Calabria e #Conceição sono venuti quasi alle mani a fine partita ?
— Milanistasemper ?⚫️ (@milanistsemper) January 26, 2025
pic.twitter.com/RdDx6slm8l
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi i shënon 'poker' Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr! Fiorentina sukses në kryeqytet
S.Dh/ReportTv.al