Bota

VIDEO/ 'Çukuri' në jetën reale në Turqi, përplasje me armë mes dy fiseve, dalin me kallashnikov në rrugë dhe sulmojnë njëri-tjetrin

16 Tetor 2021, 15:05| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 15:11

  • Share

Të gjithë shqiptarët janë të familjarizuar me filmin tuk "Çukur", por duket se në Adana të Turqisë kjo nuk mbetet vetëm në kuadrin imagjinar, por dhe një realitet, ku njerëzit kanë dalë rrugëve me kallashnikov në dorë dhe hapin zjarr mbi kundërshtarin e tyre.

Mediat turke raportojnë për një përplasje të armatosur në rrugët e Adanas, ku dy grupe, mes të cilëve fisi 'Cono', i njohur në zonë, kanë luftuar me njëri-tjetrin.

Të fshehur pas mureve të banesave, të armatosur, pjesëtarët e grupeve kanë qëlluar ndaj njëri -tjetrit duke përhapur panik te banorët, të cilët janë mbyllur në shtëpi.

Një banor ka filmuar një moment ku persona të armatosur ecin rrugëve dhe qëllojnë ndaj kundërshtarëve.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e 500 forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën, ndërsa të shoqëruar në polici përfunduan 30 anëtarëve të fisit 'Cono'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?