SHBA- Kur kanë kaluar gati një vit, janë publikuar videon nga momenti i sulmit me çekiç ndaj bashkëshortit të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Paul Pelosit.
Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur policia arrin në derën e Paul Pelosit dhe i bëjnë thirrje agresori që të lëshojë çekiçin, por ai në ato momente nis e sulmon. Më pas policia futet në banesë dhe e arreston.
David DePape hyri me dhunë në banesën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi në Kaliforni më 28 tetor dhe dhunoi bashkëshortin e saj, Paul.
Autori më pas ka pohuar përballë autoriteteve se synimi i tij ishte të dëmtonte zyrtaren duke treguar se ishte i mërzitur nga "gënjeshtra që dilnin nga Ëashington DC".
Aktualisht mbi 42-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash, që përfshijnë cenim i pronës private, tentativë për vrasje, tentativë për rrëmbim dhe plagosje të personit me paramendim.
Paul Pelosit u dërgua në spital pas sulmit, ku iu nënshtrua një operacioni për një frakturë të kafkës. Ai gjithashtu ka pësuar lëndime në duar dhe në krahun e djathtë. Paul Pelosi doli nga spitali brenda 6 ditëve dhe po rikuperohet ngadalë.