Kevin De Bruyne në Romë

Sport

VIDEO/ De Bruyne e shndërron Romën në... Napoli! Vizitat mjekësore në 'Villa Stuart' mes delirit të tifozëve

12 Qershor, 14:20| Përditesimi: 12 Qershor, 14:22

  • Share

ROMË - Jemi në kryeqytetin e Italisë, Romë, por që të jep ndjesinë e Napolit. Kevin De Bruyne ka mbërritur në Itali dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore në "Villa Stuart", para se të hedhë firmën në kontratë për t'u bërë fantazisti më i ri i Napolit.

De Bruyne mbërriti me një furgon të zi, i paraprirë disa minuta më herët nga stafi mjekësor i Napolit. Policia dhe karabinierët u përpoqën të qetësojnë euforinë e njerëzve, por gëzimi për të parë kampionin belg me fanellën e kaltër ishte shumë i madh, me qindra fansa që ishin aty. De Bruyne zbriti nga furgoni dhe shkoi direkt në klinikë, rrethuar nga dashuria e tifozëve.

Tifozët duhet të presin deri të hënën që vjen, atëherë kur De Bruyne do prezantohet zyrtarisht nga presidenti Aurelio De Laurentiis. Me këtë afrim të ish-kapitenit të Manchester Cityt, Napoli hedh sërish kandidaturën për të qenë në vendet e para të Serie A edhe sezonin që vjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?