SHBA - Myrto Uzuni ka debutuar me fanellën e FC Austin në MLS. Sulmuesi beratas u fut në fushë në minutën e 62, por ekipi i tij u mposht 1-0 nga Portland me një gol në ekstremin e sfidës nga Pereira.
Kjo ishte ndeshja e dytë sezonale për FC Austin, që gjatë merkatos së dimrit arriti akordin dhe bleu për 12 milionë euro Uzunin nga Granada, duke e bërë beratasin si lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Në Portland, sulmuesi i Kombëtares nuk u preferua nga minuta e parë. Megjithatë hyrja e tij në fushë 28 minuta nga fundi i sfidës pa disa driblime të bukura, teksa ambientimi me ekipin dukej se ishte arritur për shqiptarin.
Tanimë sfida e radhës për FC Austin në MLS është më 9 mars në shtëpi, aty ku Uzuni do kërkojë një fanellë titullari kundër Colorado Rapids.
Komente
