Qarabag fitoi dje 1-0 me Gent në Baku, me ndeshjen që vlente për turin e 1/16 në Conference League. Për azerbajxhanasit në fushë u fut edhe Redon Xhixha, sulmuesi i Kombëtares që debutoi kështu në këtë kompeticion me ekipin e ri.
Trajneri Gurbanov vendosi të fuste në fushë sulmuesin shqiptar në minutën e 71 të ndeshjes, me Xhixhën që bëri sërish protagonistin. Në të 78 minutë, 25-vjeçari goditit traun e portës, teksa për milimetra mund të gjente golin e parë me Qarabag.
Kujtojmë se në merkaton e janarit, Xhixha la Tiranën për afro 500 mijë euro dhe u transferua në Azerbajxhan, aty ku debutoi edhe në Europë.