Armando Broja

VIDEO/ Dëmtim i rëndë për Armando Brojën te Chelsea, sulmuesi shqiptar largohet nga fusha mes ulërimash

11 Dhjetor 2022, 16:15| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 16:19

  • Share

Armando Broja ka dalë nga fusha pas një dëmtimi të rëndë. Sulmuesi shqiptar duket se ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë, teksa në video dëgjohet ulërima e tij për shkak të dhimbjeve.

Në miqësoren që Chelsea luajti në Abu Dhabi kundër Aston Villas, Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa nuk mundi të luajë më shumë se 18 minuta. Një aksion në zonën e kundërshtarit bëri që Broja të ndjente dhimbje të madhe duke dalë nga fusha me barrelë. Nëse dëmtimi në ligamente konfirmohet, Broja do duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?