Dëmtimi i Mathias Lessort

Sport

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

22 Dhjetor 2024, 17:45| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 17:47

  • Share

GJERMANI - Dramë në EuroLeague-n e basketbollit në Munich. Bayern luajti më 20 dhjetor kundër Panathinaikos dhe një prej lojtarëve miq pësoi një dëmtim të rëndë në parket, aq sa shumë tifozë e përjetuan keq.

Sipas "Gazzetta dello Sport", nëntë nga tifozët pësuan gjendje të fikti, teksa një prej tyre atak në zemër, por për fat pa pasoja.

Gjithçka ndodhi kur francezi Mathias Lessort i Panathinaikos pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës së majtë. Ai dëmtoi rëndë kyçin e këmbës dhe u dërgua në spital, me pamjet që u kthyen në shqetësuese për tifozët.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht për t'i ardhur në ndihmë basketbollistit dhe tifozëve, ndërsa Lessort ka kryer analiza specifike për lëndimin. Në fund Bayern Munich fitoi 84-68 dhe ka ndeshjen e kthimit në Athinë më 27 dhjetor.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?