Myrto Uzuni

VIDEO/ Dëmtimi lihet pas, Myrto Uzuni futet në fushë te Granada dhe shënon nën sytë e Sylvinhos

1 Tetor 2023, 15:47| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 16:04

  • Share

Almeria dhe Granada po luajnë për javën e tetë në La Liga. Në stadiumin "Jogos Mediterraneos", ndeshja është 3-3, teksa u prodhuan gola dhe raste. Në këtë duel nga stoli e nisi edhe Myrto Uzuni. Beratasi pak ditë më parë pësoi një lëndim në sfidën kundër Betisit, duke lënë fushën pas vetëm 37 minutash lojë. Sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin e tretë këtë edicion në La Liga. I futur në fushë në minutën e 73-të, Uzuni barazoi ndeshjen 3-3 për Granadan në minutën e 86-të, vetëm 13 minuta pas futjes në fushë.

Te Granada dhe te Kombëtarja kuqezi u alarmuan për gjendjen e tij, teksa testet mjekësore zbuluan se lëndimi në muskujt e barkut nuk ishte i rëndë. Me disa ditë pushim, 27-vjeçari tanimë rikthehet në fushë për të tijtë nën sytë e Sylvinhos dhe gjen golin.

Trajneri i Shqipërisë ka udhëtuar për në Spanjë, aty ku ndoqi nga pranë Ivan Balliun dhe tanimë Uzunin. Duket se sulmuesi do jetë gati për ndeshjen kundër Çekisë në Tiranë, dueli i cili vlen për Euro 2024 për grupin E dhe zhvillohet më 12 tetor.

Ora 15:58
'I dëmtuar' nga stoli, Myrto Uzuni-t i duhen 13 minuta për të shënuar në La Liga (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka gjetur golin e tretë këtë edicion në La Liga. I futur në fushë në minutën e 73-të në ndeshjen kundër Almerias, Uzuni barazoi ndeshjen 3-3 për Granadan në minutën e 86-të, vetëm 13 minuta pas futjes në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?