URUGUAI - Luis Suarez dhe Lionel Messi kanë themeluar së bashku një klub të ri futbolli që do të garojë në Uruguai, njoftoi dyshja e Inter Miami në rrjetet sociale të martën. Të dy e kanë pagëzuar ekipin me emrin Deportivo LSM, skuadër që do të startojë nga divizioni i katërt i vendit të Amerikës së Jugut.
Kjo është një sipërmarrje e re për ish-yjet e Barcelonës që po i japin fund karrierave të tyre legjendare në Major League Soccer me Inter Miamin. Suarez tha se ka punuar për këtë ide që nga viti 2018 dhe e mirëpriti Messin në gjirin e klubit të ri në një video të postuar në platformat e mediave sociale të klubit.
Suarez tha se klubi ka 80 profesionistë aktivë dhe 3 mijë anëtarë për të "ofruar mundësi dhe mjete për adoleshentët dhe fëmijët për t'i ndihmuar ata të rriten".
"Shpresojmë që klubi ynë të fillojë të garojë brenda sistemit të Shoqatës së Futbollit Uruguaian. Ky është një qëllim shumë emocionues për ne dhe përfaqëson një hap të madh përpara për mua dhe familjen time", tha Suarez.
Messi, kampioni i Kupës së Botës me Argjentinën, ndau gjithashtu një mesazh në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.
"Para së gjithash, dua ta falenderoj Luisin që më dha këtë mundësi për t'u bashkuar me këtë projekt", tha Messi. "Keni punuar shumë në këtë projekt për shumë vite dhe është rritur ndjeshëm. Është një nder dhe gëzim i madh për mua të jem pjesë e tij me ju tani. Faleminderit që më zgjodhët. Shpresoj të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të këtij projekti dhe më e rëndësishmja, të punoj krah për krah me ju. Faleminderit shumë", mbylli Messi mesazhin e tij.
Un sueño más que se hace realidad, hoy nace @DeportivoLSM ? pic.twitter.com/4sIjgkRW3O
— Luis Suárez (@LuisSuarez9) May 27, 2025
Komente
