Deputetët e Rithemelimit gjatë seancës plenare në Kuvend kanë filluar t'iu bien tavolinave duke thërritur: 'Turp! Turp!', teksa fjalën e mbante deputetja e PS, Klotilda Bushka.
“Në fund Gjykata Kushtetuese nuk ka disponuar nëse ka përputhshmëri mandati apo jo, por thjesht ka pushuar çështjen. Xhaçka ka qenë në dispozicion të drejtësisë kushtetuese.
Në sajë të reformave kushtetuese punët janë të ndara, drejtësia është e pavarur në punën e vetë. Ju ngrini këtu çështje që janë objekt i punës së drejtësisë së pavarur dhe na anatemoni ne se nuk mbështesim reformën në drejtësi”, iu drejtua Bushka deputetëve të opozitës.
Sipas saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim dhe Gjykata Kushtetuese është autoriteti fundor që njeh ligji.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili më herët paraqiti në seancë raportin e opozitës, u shpreh se “raporti i mazhorancës nuk ka asnjë qëndrim”.
“Përpara se të kalojë për votim do duhet të dimë se për çfarë të votojmë. Raporti i shumicës nuk ka asnjë qëndrim sa i takon kësaj çështje. Si rregull duhej raport i përbashkët. Çfarë duhet të votojmë. Raportin që Bushka lexoi, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antikushtetues. Mesazhi që u jepni qytetarëve është se asnjë vendim gjykate nuk ka vlerë nëse s’na pëlqen. Këtu nuk ka më shtet ligjor”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik
G.K/ReportTv.al