Në derbin e Kupës së Kroacisë mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamos së Zagrebit, tifozët e klubit vendas pushtuan fushën. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej.
Për herë të dytë radhazi brenda pak ditësh, Dinamo e Zagrebit mposhti Hajdukun në garën për një vend në finalen e Kupës së Kroacisë në. Kuptohet që tifozët e Hajdukut, "Torcida" nuk mund të kënaqeshin me rezultatin. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas pushtuan fushën dhe kërkuan një konflikt me "Bad Blue Boys" të Dinamos.
Përplasja mes rivalëve më të mëdhenj kroatë u pengua nga policia, por tifozët vendas i trembën futbollistët miq. Lojtarët e Dinamos u larguan nga tifozët dhe u “zhdukën” me shpejtësi në dhomat e zhveshjes. Disa tifozë hodhën ulëset nga tribuna drejt policisë.
Pas shumë minutash që situata ishte jashtë kontrollit, siguria dhe policia ia dolën të vendosnin rendin, paçka se përplasja vijoi edhe jashtë impiantit.