Derbi mes Partizanit dhe Tiranës në "Air Albania" ka nisur me homazhe nga klubi bardheblu në nder të Gerti Bogdanit (44 vjeç), ish-deputetit të Partisë Demokratike që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme disa ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.
Me lule në duar, lojtarët e Tiranës u afruan te një poster gjigant me foton e të ndjerit, që ishte një tifoz i deklaruar i bardhebluve.
Lajmi kryesor:
Derbi i 175-të pa shkëlqim, Partizani dhe Tirana barazojnë 0-0 në 'Air Albania'! Bardheblutë tetë ndeshje pa fitore
S.Dh/ReportTv.al