VIDEO/ Dëshira e Sylvinhos gjen golin e parë me Dinamo Zagreb, i shënon PAOK-ut në Selanik

14 Mars, 20:09| Përditesimi: 15 Mars, 09:51

  • Share

Arbër Hoxha ka gjetur golin e parë me fanellën e Dinamos së Zagebit. Kroatët po luajnë në Selanik kundër PAOK-ut për 1/8 e Conference League dhe shqiptari që pëlqehet nga Sylvinho ka shënuar golin e vetëm për miqtë nga Zagrebi.

PAOK po fiton 3-1, por me rezultatin e përgjithshëm 3-3 ndeshja momentalisht shkon në shtesë. Duhej minuta e 49 që Hoxha të lëshonte një të majtë diagonale për t'ia ndalur sferën pas krahëve portierit Kotarski.

I dalë nga moshat e Prishtinës, Arbër Hoxha në merkaton e dimrit 2024 la Slaven Belupo dhe për 1 milionë euro kaloi te Dinamo e Zagrebit. Ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri, teksa është pajisur me pasaportën shqiptare dhe pret ftesën e Sylvinhos.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?