Në "Metropolitano" skuadra e Atletico Madrid fitoi 1-0 kundër Getafes në derbin e vogël të kryeqytetit. Goli i vetëm për të besuarit e Diego Simeones u shënua nga Sorloth në minutën e 69 të ndeshjes pas asistit të Molinas. Ky është suksesi i dhjetë radhazi për Atl. Madrid, që kanë shënuar 25 gola dhe kanë pësuar shtatë. Me 38 pikë momentalisht ata janë në vendin e dytë pas Barçës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atl. Madrid fiton dhe barazon Barçën në krye të La Ligas, katalanasit turpërohen 0-1 nga Leganes
S.Dh/ReportTv.al