Në stadiumin "de la Beaujoire", Nantes vendase humbi 0-3 me Juventusin. Edhe pse barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në Itali, Nantes nuk mundi të ngacmojë big-ët e Europës, teksa Di Maria ka qenë vendimtar në këtë duel. Argjentinasi shënoi tripletë në këtë takim, duke qenë engjëlli i Juves. Mëngjarashi hapi ndeshjen në minutën e pestë me një perlë nga 24 metër, pas asistit të Fagiolit. Në të 20 minutë Di Maria ktheu në gol një penallti të fituar nga vetë ai. Në pjesën e dytë sërish argjentinasi në të 78 minutë shënoi golin e tretë për t'i vënë "vulën" një mbrëmje magjike.
Lajmi kryesor:
EUROPA LEAGUE/ Juventus i falet Di Marias me Nantes, Man. United eliminon Barcelonën! Sporting shënon 4 herë, Roma bën detyrën (GOLAT)
S.Dh/ReportTv.al