SKRAPAR- Zjarri i rënë që prej mëngjesit të së hënës (12 Gusht) në Malin e Tomorit, në Skrapar, vijon edhe ditën e sotme (e premte), teka raportohen të paktën 22 ha të djegura.
Dhjetëra forca të ushtrisë, zjarrfikëses dhe specialistëve vendorë po punojnë në terren, teksa këto janë edhe pamjet e reja nga operacioni i zhvilluar edhe nga ajri, me një nga avionët e ardhur nga Rumania.
Teksa pyjet lëshojnë flakë dhe tym të dendur, prej orës 09:00 të mëngjesit, mjeti fluturues nga sipër pasi bën furnizimin me ujë në bazat e caktuara, ngrihet mbi lartësi dhe lëshon tonelatat mbi vatrat aktive dhe më të rrezikshme.
Vatrat e zjarrit janë rindezur në këtë kurorë të gjelbërt të Parkut Kombëtar, në “Majën e Çukës” dhe afër teqesë së Kulmakut, kurse sipërfaqja e dëmtuar llogaritet në dhjetëra hektarë me pyje e bimësi.
Në ditën e pestë, specialistët e ADZM njoftuan se po punojnë bashkë me Ushtrinë dhe Policinë për shuarjen e plotë të tyre. Vatra u rishfaq ditën e djeshme (15 Gusht).
Zona ku zjarri po vijon me intensitet është ajo me shkurre të thara në zonën e pllakave të gurit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, u përhap në zonën me dëllinja e pyje, në vendin e quajtur "Shtegu i Jahupit". territori ku vijon zjarri është shkëmbore, në pikën më të lartë të malit të Tomorit, ku është e pamundur ndërhyrja nga terreni.
Në terren ndodhen 18 punonjës të Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, 27 efektivë zjarrfikës nga Skrapari, Berati e Poliçani, 30 forca të ushtrisë dhe banorë të zonës.
Vijon që të jetë ende aktiv zjarri në Malin e Tomorit. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga aksioni i forcave të Armatosura me në avionin rumun Spartan, i cili po punon për të shuar flakët.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
‘Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!’- njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Parku Kombëtar i Tomorit vijon të jetë në pushtetin e flakëve. Vatra e zjarrit u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të mëdha, sot ka nisur ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve.
Report Tv sjell pamjet nga momenti kur avioni ndërhyn për të shuar flakët, ndërkohë që zjarri po përparon në pjesën e quajtur shtegu i "Jahupit".
Zjarri i nisur ditën e hënë në Parkun Kombëtar të Tomorit shkrumboi 15 ha pyje e shkurre. Dy avionët ushtarakë rumunë u mobilizuan për shurajen e zjarreve falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes.